POEZI NGA
Tomorr CELIBASHI
VINI KUJEN ME OI
Mlidhuni vajza dhe gra,
Vini kuJen me oi,
Gjëmë më të madhe s’ka,
Po vdes Nëna Shqipëri .
…
Horrat që po na sundojnë
E po na shtypin me këmbë,
Për një kore na çnderojnë,
Po rrojmë me shpirt ndër dhëmbë.
…
Kush nuk duron, arratiset
Larg sa shikon dhe’ të zi,
Se këtu shpresa gremiset
Është ferr jo Shqipëri.
…
Ballë përballë nuk na i mban,
Skutave bëjmë si zhuzhakë,
Burrat flasin në mejdan,
E mbrojnë nderin dhe me gjak !
…
Një Edvin e një Sali
Gjithë një vend s’i bën dot zap?
Hapu dhe e na përpi !
Dhe, o dhe ! Hapu me vrap !
…
Shkatërruan gjithë ç’ndërtuam
Gjysmë shekull rripshtrënguar,
Historinë që trashëguam
Të gjithë e kanë bastarduar. .
…
Na ringallën tradhëtinë,
Heronj kriminelët bënë,
Me katran yjet i nxinë,
Të ligë pa bërë s’kanë lënë.
…
-Europa nuk na do,
Qahemi si qaramanë,
Sikur nuk na del as kjo :
– Fqinjët duan të na hanë .
…
Kur do mësojmë ne truthatët
Se në një mall që s’ka zot,
Edhe shtegu është i hapur,
E gjithë bota kullot ?
…
Edhe kur qe gjallë Enveri,
Lakminë e kishin si sot,
Po lirinë tonë dhe nderin,
Askush s’na e shkeli dot.
…
Qani gra,ju me oi
Nderin,jetën , Shqipërinë
Që është veshur sot për zi
Ka varrosur burrërinë.