Poetesha e “NENAVE”

Ka lindur në Levan të Fierit në vitin 1966. Ka mbaruar shkollën e Mesme Ekonomike “Kristo Isak” Berat, dhe më tej Fakultetin Ekonomik, për Financë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Edhe pse punon prej 17 vitesh në Inspektoriatin Shtetëror të Punës në Tiranë, kjo nuk e ka penguar që të poetojë.

  • Origjina “epike” nga Kuçi i Vlorës ja ka shtuar më tej ndjeshmërinë ndaj prindërve dhe veçmas ndaj babit, të cilit i ka kushtuar edhe librin e saj të fundit “Sa do zgjasë çudia”. Ndërkohë që së shpejti pret të nxjerrë për botim edhe një libër me tregime.
    Ka botuar :
    “Thellesi shpirti”, “Fjalë, por jo vetëm”,”Moj e bukura More”,”Libri i kalter”,”Sa do zgjasë çudia”.

AJO…, ISHTE NËNĒ

Ajo, ishte nënë
kishte dhe fĕmijë,
E nuk kishte pak,
Por i kishte tri…

Eh, si i rriti,veç ajo e di,
Punonte, robëtohej, jashtë dhe në shtëpi,
Por, kur u rritën ikën dhe harruan,
Ajo, ishte nëna që i kish mikluar.

Ajo, ishte nëna, sa shumë i donte,
Ajo ishte nëna që për ta këndonte,
Edhe kur flinin edhe kur i zgjonte,
Seç ish dashuria, donte t’u mësonte

Por, sot e mbyllur n’atë azil,
Rri në dritare mbase dhe do i vin’ !
Por,e gjora sa po lodhet kot,
Nuk po kujtohen, që është në këtë botë

Sa i dhimbte koka, e sytë ndonjeherë,
Sepse qante shumë, ndihej e mjerë,
E rrugën shikonte derisa errësohej,
E atëhere lutej, nesër të mos zgjohej…

Po mire ti moj bijë, fliste pa zë,
Ndoshta nuk të lënë t’mĕ shohësh më,
Ndoshta nga lodhja, dot nuk kujton,
Që nëna s’mbyll sytë, pret edhe shpreson…

Po ju more djem, po ju more bij’
Sot, edhe ju keni bërē fēmijë,
A e shihni vetë sa duhen ata,
Pse më latë vetëm, sa syri u tha?

E një dite prej ditësh,
Jashtë zhurmonte shi,
Ju kujtua jeta nën at’ cati,
Të gjithë të gëzuar, e të përqafuar
Pse me latë o bij’, ah mor të uruar

Një herë tjetër, ai, djalë i madh
Duke loz me shokët, ra u përplas,
Ashtu i gjakosur, në kokë e këmbë,
Ja puthi plaget, ajo e shkretë nënë

Ashtu e zë gjumi në gjirin e ngrohtë,
E dhimbja su duk ku vajti e shkoi,
Sa të kem jetë, e sa të kem frymë
Do të dua nënë, ashtu si du synë

Eh, ikën ato ditë, iku ajo kohë,
Ah t’i kishte afër, ëndërron ajo,
Duart i dridhen, kur i vë në zemër,
Edhe pse s’më doni, prapë ju kam në zemër

Babai i tyre kish’ ikur i ri,
Ndaj shtëpia u bë tollovi,
U ftohen zemrat e akull u bënë,
Nuk deshen t’ja dinin se kishin dhe nënë!?

I priti e gjora edhe pak vjet,
Por, veç për ditĕlindje vinte një buqetë,
E pusullë brënda s’pati asnjëher’
I gëzohej luleve, veç për t’u marr erë….

Njê mëngjes të zymtë, dritarja s’u hap,
Zemra i kish’ plasur diku në mesnatë,
Si duket kish’ qarë, syri ish me lot,
Nuk iku si nënë, për në tjetrën botë…

Author: jehona