PO KËRKOJ DREJTËSINË !
Nga Belul Kryemadhi
Po kërkoj drejtësinë
po se gjej gjëkundi,
kur ajo më duhet
atë e zë gjumi…!
…
Sa herë e kërkoj
pse ajo më fshihet,
kur më sheh që vuaj
del e më zgërdhihet…!
…
Më rroftë që jam burrë,
burrë me mustaqe,
të drejtat i fiton
ai që s’ka qime në faqe !
…
Të gjithë ne kërkojmë
ku është drejtësia,
ajo rri e heshtur
këtu është çudia !
…
Po të shfaqen euro
lek a po dollarë,
drejtësia kthehet
e bëhet litarë !
…
Çekiçi i fajsisë
më të vogëlin godet,
se ai s’ka euro,
s’ka lek në xhep !
…
Kurse më të madhit
anash i kalon,
se kur shikon eurot,
sytë i xixëllojnë.
…
Prandaj kot e kini,
te ajo që besoni,
ruhuni nga gabimet
se keq do e pësoni !