Në diskutimet seksuale të jetës së përditshme, veprimi i të shtirurit se po kalon në orgazëm përqendrohet zakonisht tek gratë, madje edhe kur bëhet fjalë për të bërë humor. Megjithatë, gratë nuk janë të vetmet që “mashtrojnë”, edhe burrat mund të bëjnë të njëjtën gjë. Studimet tregojnë se 1 në 4 burra është shtirur të paktën njëherë se po përjeton orgazmë. Pse ndodh kjo?
Një arsye është se burrat mund të jenë duke fshehur një mosfunksionim seksual, siç është “ejakulimi i parakohshëm”. Kështu ata fshehin orgazmën e hershme dhe mashtrojnë me një tjetër në momentin që e shohin si më të përshtatshëm.
Një arsye tjetër është se ndoshta ai po përpiqet të kënaqë partneren deri në orgazmë. Ndonjëherë kur ata e ndjejnë që partnerja e tyre është afër kulmimit, veçanërisht nëse ajo ka vështirësi të kalojë në orgazëm, ai “shpërthim i rremë i energjisë” mund ta ndihmojë partneren.
Nga ana tjetër, edhe nëse një burrë beson se fakti që ai nuk po kalon dot në orgazëm mund të dëmtojë ndjenjat e partneres, ai mund të shtiret.
Arsye të tjera përfshijnë humbjen e interesit për të bërë seks në atë moment, pakënaqësinë, ose thjesht faktin që seksi po zgjat ca si shumë.