1-Uji i ngrohtë dhe limoni, veçanërisht kur zgjoheni në mëngjes, janë me të vërtetë një ilaç. Stimulon tretjen, zvogëlon ënjtjen e stomakut dhe përshpejton metabolizmin. Kjo cilësi e fundit, në veçanti, lufton dhjamosjen e lehtë. Për të parë përfitimet reale, ju rekomandojmë ta pini për tre javë me stomak bosh.
2-Kamomili me cilësitë e tij relaksuese është gjithashtu shumë i dobishëm, sepse është i pasur me antioksidantë.
3-Nenexhiku. Përfitime të rëndësishme do të keni edhe nga konsumimi i çajit me nenexhik për dy javë rresht. Në këtë rast, shumë më mirë para gjumit. 20 g gjethe nenexhiku në 250 ml ujë të nxehtë janë vërtet të dobishme për pastrimin e mëlçisë.
4- Xinxerfil dhe limon. Vetitë e xinxerfilit janë vërtet të mrekullueshme. Duke e marrë këtë pije tri herë në javë me stomakun bosh, do të djegim kaloritë e tepërta, duke stimuluar organizmin. Kombinimi me limon, pra, do të ndihmojë shumë mëlçinë tonë.
Përgatiti
Rubin Kristo