Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë po ngjall frikë në mesin e shumë qytetarëve zviceranë

Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë po ngjall frikë në mesin e shumë qytetarëve zviceranë rreth luftës që mund të ndikojë në Zvicër, njofton albinfo.ch.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Popullsisë (OFPP) ka vendosur tashmë një faqe në internet, e cila do të përditësohet sipas evolucionit të ngjarjeve, për t’iu përgjigjur pyetjeve të publikut që janë të shqetësuar.

Për momentin, “nuk duhet të merren masa të veçanta”, tha OFPP.Megjithatë, rekomandon shkarkimin dhe instalimin e aplikacionit Alertswiss për t’u informuar shpejt në rast rreziku.

Lidhur me rezervat e mundshme të ushqimit dhe nevojave bazë, qeveria tha se “pavarësisht ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, rekomandohet të krijohen dispozita emergjente”.

Frika lidhet drejtpërdrejt me rrezikimin e tyre për një luftë të gjërë, çështjet ekonomike, mungesa e ushqimeve, etj.Sidoqoftë autoritet zvicerane thonë se nuk ka vend për shqetësime./asutimes.com

Author: admin