Një milairder i kërkoi një banke 5 mijë euro kredi për të vajtur me pushime për dy javë. Banka i dha eurot por i kërkoi të lerë garanci.
- Miliarderi u la një veturë Lamborghini. Bankierët qeshën që për 5 mijë euro, miliarderi la si garanci një veturë kaq të shtrenjtë. Makina u vendos në garazhin e bankës. Kur u kthye nga pushimet, miliardieri pagoi 5 mijë eurot kredi dhe interesin që shkonte 20 euro për dy javë.
Kurioz, bankieri e pyeti: Përse le Lamborghinin si garanci për 5 mijë euro?
Po ku mund ta siguroja veturën në një parking në Paris, vetëm për 20 euro?
Pergatiti Pellumb Nako