Pas një moshe të caktuar, të flesh për tetë orë rresht mbetet një iluzion i thjeshtë jo vetëm për shkak të vështirësisë për të fjetur, por edhe sepse gjumi shpesh ndërpritet nga mikrozgjimet.
Por pse ndodh kjo?
Përgjigja vjen nga një hulumtim i bërë në SHBA i kryer nga Universiteti Stanford. Studiuesit, të cilët kryen një studim te minjtë, treguan se mekanizmat e trurit që rregullojnë gjumin dhe zgjimin përkeqësohen me kalimin e kohës. Shkaku i gjithë kësaj do të ishte te hipokretinat, molekula që rregullojnë ciklin gjumë-zgjim, të cilat riprodhohen në hipotalamusin e trurit vetëm nga një grup i përzgjedhur dhe i reduktuar neuronesh.
Studiuesit e Universitetit të Stanfordit i ndanë minjtë në dy grupe, i pari përbëhej nga minjë të rinj të moshës nga 3 deri në 5 muaj, dhe grupi i dyti nga të moshuar midis 18 dhe 22 muajsh. Të dy grupet u stimuluan nga efektet e dritës. Analiza tregoi se te minjtë e moshës së “vjetër” kishte një rënie të hipokretinës me 38%. Për më tepër, në këtë grup neuronet që rregullojnë ciklin gjumë-zgjim ishin më të ndjeshëm ndaj dritës.
Rezultati?
Minjtë e moshuar zgjoheshin më lehtë. Ky proces do të ishte pak a shumë i ngjashëm me atë që përfshin edhe njerëzit.
- Burrat dhe gratë mbi 65 vjeç flenë rreth një orë më pak se në të njëzetat e tyre.
Në dritën e gjithë kësaj, sa orë duhet të flemë çdo natë në mënyrë që trupi ynë të funksionojë sa më mirë dhe të kryejë funksionet e tij metabolike dhe rigjeneruese? Hulumtimi i kryer nga National Sleep Faundation dhe i botuar në revistën Sleep Health, identifikoi orët e rekomanduara të gjumit për grupmosha të caktuara, duke treguar kohë të përshtatshme, të rekomanduara .
Nga 6 – 13 vjeç duhen 9 – 11 orë gjumë.
Nga 14-17 vjeç duhen 8-10 orë gjumë
Nga 18-25 vjeç >6 orë dhe < 11 orë.
Nga 26-64 vjeç minimumi 6orë dhe < 10.
Mbi 65 vjeç mjaftojnë 7-8 orë gjumë.
Studimi i Fondacionit Kombëtar të Gjumit, megjithatë, konsideron gjithashtu kohë të pranueshme që variojnë nga 5 deri në 9 orë maksimale.
Nuk rekomandohet të flini më pak se 5 orë dhe më shumë se 9.