Për vajzat që kanë harruar se sa vlejnë me të vërtetë

E dashur, e di se sa e lodhur je! E shoh në sytë e tu. Mund të shoh si lotët janë shtuar. Mund të shoh imazhet plot lot që mban në zemrën tënde, në pjesën më të thellë të saj.

Mund të shoh madje edhe se sa shumë ke luftuar për të qëndruar bashkë.

Por a e di se çfarë shoh? Shoh një femër plot me forcë dhe kurajo. Shoh një dritë inkadeshente brenda teje, potencialin tënd voluminoz. Shoh një femër të aftë për ta bërë edhe zemrën më të brishtë që të rrahë sërish. Shoh një femër që meriton të ketë përkujdesje dhe jo të merret si e mirëqenë.

Një vajzë e sjellshme dhe naive si ty meriton më shumë se sa të zgjohet në mes të natës duke qarë sepse një mashkull e ka lënë.

E nëse ka diçka që të kërkoj të bësh është që të fshish lotët, të çlirosh mendjen përmes një frymëmarrjeje të thellë dhe të gjatë.

Nëse vazhdimisht mendon për motivin përse ai të ka braktisur, mendo më mirë për atë se çfarë ai ka humbur.

Ka humbur një njeri me shumë vlerë. TY.

Ka humbur dikë që e pranoi me të gjitha defektet e tij dhe këtë e bëri me gjithë zemër.

Ka humbur një femër që ishte e gatshme ta vendoste para gjithçkaje. Ka humbur një femër të mrekullueshme.

Tani mendo për çfarë ti ke humbur. Çfarë ke humbur me të vërtetë? Një mashkull që nuk mund të të qëndronte besnik? Një djalë që s’ka bërë gjë tjetër veçse të të trajtojë si një kukull dhe që të ka flakur tutje pasi të ka përdorur? Nëse ma lejon, po të them që të ka bërë një nder të madh.

Më beso, ka shumë djem atje përjashta që janë të gatshëm të trajtojnë me respekt një femër dhe të kujdesen për të, djem që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre vetëm që të të shohin duke buzëqeshur. Djem që do të të krehin flokët, që të përqafojnë nga pas dhe që të puthin në ballë për të të bërë të ndjehesh e mbrojtur.

Më beso mikja ime, kështu funksionon jeta. Një ditë ai do të shohë pas dhe do të pendohet që të mori për të mirëqenë, për ditën që ka shkelur premtimet dhe për gënjeshtrat që të ka thënë. Më beso që kjo do të ndodhë.

E në momentin që do të të shohë duke buzëqeshur, zemra e tij do të irritohet. Fjalët do t’i ngecin dhe do të ndjehet sikur ta kishin qëlluar në fytyrë, kur të kuptojë se nuk është më ai motivi i lumturisë tënde.

Aty do të mendojë për femrën që humbi.

Nuk dua të të shoh më duke vuajtur për dikë që as nuk të ka merituar. Mos lejo që drita jote të shuhet. Shfrytëzo potencialin tënd dhe bëhu personi special që meriton të jesh. Je një person brilant, e një ditë dikush do ta kuptojë këtë fakt dhe do të ndjehet i bekuar që ta ka njohur. Do të gjesh atë person që do të të dashurojë çdo ditë.

Do të luftojë për ty. Sepse do të gjesh mashkullin që do të shohë se sa ti vlen me të vërtetë.

Burimi: Vabbe

Author: admin