E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ekspertja e integrimit dhe çështjeve të rajonit, Ilda Zhulali ka folur për ‘patronazhistët e PS-së’ dhe vendimi me dy standard të dyfishtë i ShBA për të sanksionuar liderët e tjerë ballkanikë.
- Zhulali theksoi se ky skandal është i përmasave që duhet të kishte rrëzuar çdo qeveri por në Shqipëri ndodhi çudia që këtu pati një heshtje totale.
Sipas Zhulalit kjo ishte një armë që opozita duhet ta përdorte me të gjithë forcën përpara zgjedhjeve dhe Rama nuk do të kishte mundësinë ta bënte folklorike këtë mbrojtjen e këtyre patronazhistave.
Gjitashtu ekspertja solli në vëmendje edhe mos reagimin e NATO-s ku sipas saj duhej ti kishte kërkuar llogari qeverisë Rama.
- Zhulali: Kjo që ka ndodhur në Shqipëri është një ngjarje shumë e rëndë me pasoja të tmerrshme siç po e shohim edhe për Sigurinë Kombëtare. Kjo tregon se Shqipëria nuk kishte atë lloj niveli sigurie për regjiistrat e saj qeveritarë dhe kjo solli sulmin kibernetik dhe nuk po i jap dot një përgjigje.
Në Shqipëri nuk kemi të bëjmë vetëm me të dhënat e 900 mijë personave por kemi të bëjmë me të dhënat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Përcaktimin më të qartë të kësaj ngjarje e ka bërë TI kur tha para zgjedhjeve se kemi të bëjmë jo me një rrjedhje të të dhënave por me një transferim të paligjshëm të të dhënave nga regjistrat shtetëror në ato partiak. Kjo e bën skandalin të përmasave që duhet të kishte rrëzuar çdo qeveri. TI tha se nëse këto të dhëna janë të vërteta dhe këto të dhëna janë transferuar kjo minon procesin zgjedhir dhe minon besimin e qytetarëve shqiptarë te demokracia.
Mirëpo këtu të gjitha institucionet heshtën dhe ky është problemi pasi SHBA nuk mund të zëvendësojë institucionet shqiptare vendase. Këtu pati një heshtje totale dhe mund të themi që janë të gjitha të kapura por edhe opozita pati një armë shumë të fortë në dorë por nuk i shkoi deri në fund. Sepse kjo ishte një armë që opozita duhet ta përdorte me të gjithë forcën përpara zgjedhjeve dhe Rama nuk do të kishte mundësinë ta bënte folklorike këtë mbrojtjen e këtyre patronazhistave.
Këtu është standardi i dyfishtë i partnerëve që njerëzit të kenë dyshime mbi atë që po ndodh. Pikëpyetja për mbështetjen e pakufizuar të qeverisë Rama me të gjitha skandalet e shumta të saj dhe kjo ndodh me një vend anëtar të NATO-s duhet që NATO ti kishte kërkuar llogari qeverisë Rama por në të njëjtën kohë kjo qeveri duhet ti përgjigjet drejtësisë pasi këto të dhëna janë akoma në përdorim të PS-së dhe po përdoret për interesa partiake.