Pas Kroacisë dridhet toka fort nga tërmeti edhe në Greqi dhe Itali

Ditën e sotme toka është lëkundur shumë herë duke krijuar pa nik tek qytetarët. Në Kroaci zona e Petrinjas sot në orën 12.19 u g odit nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.3 i shkallës Rihter. Deri më tani raportohen disa viktima.

Edhe në ishullin Kretë të Greqisë pati një tërmet 4.5 ballë, por pa pasojë në njerëz, vetëm dëme materiale.

Ndërkohë toka është lëkundur dhe në Italinë fqinje. Sipas asaj që raporton EMSC, lëkundjet kanë qenë të një for ce prej 4.4 ballësh të shkallës rihter, 22 kilometra larg qytetit të Veronës.

Tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët, ndërkohë që nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz./shkoder.info

Author: admin