Java e 8_ të e Superiores ka mbajtur sërishmi Partizanin në kryesim. Ditën e djeshme Partizani i kishte të gjitha mundësitë që të ruante hapin kryesues, por barazimi pa gola me Kastriotin e intrigon së tepërmi këtë kryesim. Tirana ka bërë mbrekullinë dje teksa Bylis ka bërë lojën ndërsa Tirana ka “bërë” pikët. Tashmë atë e ndan vetëm 1 pikë larg ekipit që kryeson Superioren. Një hap i rëndësishëm për bardheblutë të cilët edhe mes mungesave të shumta, vazhdojnë të tregojnë se janë ata mes pretendentëve kryesorë për titullin.
- Ndërkohë, një pikë ka marrë edhe Vllaznia e cila ka barazuar ndaj Laçit në fushën e këtij të fundit, duke humbur pak terren sa i përket garës për kreun. Kurse Laçi, me këtë barazim nuk i ka shpëtuar fundit, por jep sinjalet e një zgjimi në luftën për mbijetesën që për momentin i sheh në fund të renditjes.
Java mbyllet sot me takimin e orës 15:00, Erzeni-Kukësi, që gjithsesi nuk ndryshon shume në klasifikim