Rreth javës që presim përpara dita e parë e saj (e Hënë) parashikohet me mot kryesisht të vranët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazheueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e Martë. Moti parashikohet përsëri i vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore mbi 300 metër dhe ato kodrinore mbi 600 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet kryesisht mesatar.
Për të dyja ditët (e Hënë dhe e Martë) reshjet hera-herës dhe në kohë afatshkurtër në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Duke nisur nga dita e Mërkurë dhe deri në fund të javës (dita e Premte) mbi vendin tonë pritet të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje./SHMU