PALESTINA…, DHIMBJA!
Ah ! Sa dhimbje po mban ky
Shpirti im s’po mundem më
Me duru, mi vranë fëmijet
Ndër sy, arsye-shpresë nuk ka
Më për mu jeten me e vazhdu.
Më vranë nënën e baban,
Më vranë motër e vella,
Më vranë fis e katra fis,
Mi mbyllen dyert me murris!
Më verbuan shikimin ndër sy,
Më verbuan atë ndjenjë
Që e ka emrin dashuri.
Ah…! Sa dhimbje
Po mban ky shpirti jonë,
Askush s’po na kupton,
Jo askush nuk po na ndihmon,
Jo askush s’po na mbron.
Krisi xhama më iku nana e baba
Më iku femija e më iku motra e vllaznia,
Me këto duar i përcolla
E më këta duar dhe i mbulova..!
Kam mbet e vetme pa njeri,
Vetëm me dhimbje përqafuar në gji,
I mjeri unë e i mjeri ti
A do të shifemi
Këtë nuk e di…!
Të madhit Zot iu kam drejtu
Ndihm i kam kërku,
T’më mbaje të forte mbi këtë tokë
Aq sa mund të jetoj dotë
Zot i madheruar ,
Po t’lutem me këto dy duar me mëshiro
E durimin ma përqafo.
Dhimbje t’madhe kam O Zot
Na morën shpirtin për se gjalli edhe sot.
Nuk po din të ndalojnë
Deri sa asnjë prej nesh më
Mos të jetoje.
Shpirti po më dhemb o Zot
A do të mundem ta shty
Edhe këtë ditë sot…?!
A do të mundem të jetoj,
Kur fëmijen tim në varr
Me duhet ta përqafoj?!
Të ç’mallem e të lotoj!
Të vazhdoj
Jetën ashtu e zvarritur,
E vetmuar, e dërrmuar,
S’po kam më me kë për të qëndruar….
I mjeri unë e i mjeri ti ,
i mbuluam me qefin një e nga një,
Ashtu nga dhimbja
Duke bërtitur, i përcollëm
Edhe të uritur, me gra e burra
E të mitur..!
I vranë nënat me foshnje në bark,
E i zvarritën hark-më harkë ja pren këmbët e krahët,
E i verbuan si lanë as me pa.
Me shiku pak driten e diellit
Çfarë ngjyre ka lëshuar,
Po i shkullin flokët me duar,
S’po mundem më
Për ti përballuar.
Zoti i madh tu kam drejtu më na ndihmu
Këta njerëz mi dënu.
Në këtë dynja e në atë dynja,
Ahiretin mos me e pa.