“Pa pa fare, pa pa fare”, Basha sfidon Genard Hajdinin dhe Sonidën: Ja si bëhet bugaçja e Elbasanit, kur do bëhesha deputet haja shpesh. Rama është më i keq se yndyra

Lulzim Basha ka shkuar në Elbasan ku tregon se qëllimi i këtij udhëtimi është që të hajë bugaçe, një gatim tradicional i qytetit.

Ai ka zgjedhur të bëjë edhe një video live ku ka folur lidhur me përbërësit dhe se si gatuhet.

Kryetari i PD thotë se është një ndër ushqimet që konsumonte më tepër gjatë kohës që ishte kandidat për deputet në këtë qytet, shkruan “TemA”.

Lulzim Basha: Bugaçja më e mirë e Elbasanit. Sa herë kanë ardhur e kanë marrë bugaçen këtu dhe ma kanë sjellë. Sot kam ardhur me e ble vetë bugaçen. Specialiteti i Elbasanit dhe kroasanti i Shqipërisë, mund ti themi kështu se ka të të njëjtët përbërës. Ka gjalpin me shumicë.

Shitësja: Atë kemi të keqe ne yndyrën.

Lulzim Basha: Të keqen kemi një gjë tjetër ne, atë që na rrit taksat dhe s’po lë bizneset me marr frymë. Por ai është muhabet tjetër. Kjo pra është bugaçja e famshme e Elbasanit, që është një specialitet tipik i këtij qyteti. Realisht gatuhet në orët e para të mëngjesit dhe është mëngjesi tipik i elbasanllinjve. Në vitet kur punoja në Kosovë, kur nuk ishte akoma Rruga e Kombit sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht mëngjesi na gjente në Elbasan, ku në çdo byrektore kishim një zgjedhje mes byrekut dhe bugaçes. Unë nuk e njihja çfarë ishte bugaçja dhe porosisja gjithmonë byrekun, e mësova më vonë kur isha deputet i Elbasanit. Dhe ia rekomandoj kujtdo.

Ndërkohë, ndjekësit e tij në rrjetet sociale e kanë krahasuar me Genard Hajdinin, një personazh i rrjeteve sociale që herë pas here shfaqet bashkë me motrën e tij duke gatuar. (TemA)

Author: admin