Përdoreni këtë tabletë për të parë bimën tuaj të gjallëruar .
Orkideja është një bimë shumë e veçantë dhe delikate. Kushdo që zotëron një bimë të tillë ankohet për një problem të zakonshëm: nuk ka asnjë orkide që arrin të jetë e shkëlqyer për më shumë se 3 muaj.
Si të zgjidhet në këto raste?
Mjafton nje tabletë vitaminë B. Për tokën e orkidës tuaj të bukur, vitaminat B janë me të vërtetë një ilaç, një koktej mirëqenieje që do t’ju lejojë të shihni orkidën tuaj të bukur dhe të shëndetshme. Vitamina B1, në veçanti, lejon gjithashtu që sythat të hapen pa dëmtuar bimën dhe forcon dhe rrit më shpejt rrënjët dhe e bën atë të lulëzojë herët. Nga ana tjetër, një tabletë vitaminë B3 do të lejojë jo vetëm një lulëzim të hershëm të orkidës tuaj, por edhe lindjen e fidaneve të rinj. Për sa i përket vitaminës B6, kjo do të jetë e dobishme jo vetëm për të gjitha funksionet që kemi renditur deri tani, por edhe për të forcuar sistemin imunitar të bimës. Me pak fjalë një tabletë e vetme në tokën e orkidesë suaj mund të ndryshojë për mirë situatën jetike të bimës suaj të shkëlqyer.
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Rubin Kristo