Temperaturat ekstreme që përfshijnë globin këtë javë po konsiderohen si normale në një botë të ngrohur nga ndryshimet klimatike, thotë agjencia e motit të OKB-së.
- Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi se vala e të nxehtit në Evropë mund të vazhdojë deri në gusht. Miliona në mbarë botën janë nën këshilla për të nxehtin, pasi zyrtarët paralajmërojnë për temperaturat e larta dhe për rreziqet që ata mund të sjellin.
- Lugina e Vdekjes në Kaliforni goditi 53.9C ditën e dielë. Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Tokë ishte 56.7C. Kina theu përkohësisht rekordin e saj për temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave të dielën kur regjistroi 52.2C në rajonin e saj perëndimor Xinjiang.
Temperaturat në Spanjën jugore të hënën arritën kulmin në 46C. Nxehtësia pritet të intensifikohet në Itali ku parashikohet 46C në Sardenjë. Evropa Lindore gjithashtu parashikohet të bëhet më e nxehtë.
Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po i bën valët e të nxehtit më të gjata, më intensive dhe më të shpeshta.Bota tashmë është ngrohur me 1.1C që nga Revolucioni Industrial kur njerëzit filluan të djegin lëndë djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi, i cili lëshon dioksid karboni në atmosferë.
Shkencëtarët thonë se Europa në veçanti po ngrohet më shpejt se sa parashikonin shumë modele klimatike. Duke përdorur kompjuterë shumë të fuqishëm, modelet mund të krahasojnë një botë të prekur nga ndryshimet klimatike me një botë pa ndikimet e ngrohjes globale.
Në Greqi, 1200 fëmijë u evakuuan nga kampet e pushimeve pasi shpërthyen zjarret. Flakët shkatërruan shtëpi në ishullin spanjoll La Palma gjatë fundjavës.
Prof Hannah Cloke në Universitetin e Reading, tha se më shumë se 61,000 njerëz vlerësohet të kenë vdekur nga nxehtësia në Evropë vitin e kaluar, dhe këtë vit pritet të ketë shifra të ngjashme.