Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara tha se 9.083 civilë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar rus në Shkurtin e kaluar deri më 18 qershor të këtij viti.
- Sipas të dhënave të OKB-së, 15.779 civilë janë plagosur. Vetëm në Qershor, 112 civilë u konfirmuan se janë vrarë dhe 445 të tjerë të plagosur, tha OKB-ja përmes një deklarate.
OKB paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak se ka vonesa në pranimin e informacioneve nga disa vende ku luftimet e ashpra po vazhdojnë, duke shtuar se disa raporte ende duhet të konfirmohen.
“Kjo ndodh, për shembull, në Mariupol rajoni i Donjeckut, Lisiçansk, Popasna dhe Severodonjeck rajoni i Luhanskut ku ka supozime se ka një raste të vrasjeve të civilëve”, tha OKB.
- Shumica e viktimave ishin vrarë nga zjarri i artilerisë së rëndë, por edhe nga raketat dhe sulmet ajrore, tha OKB-ja.
Më 19 Prill, Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës tha se kishte regjistruar afër 80.000 krime potenciale të luftës të kryera nga ushtria ruse që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022.
Ukraina insiston në krijimin e një tribunali ndërkombëtar për krimin e agresionit të Rusisë. /REL