Gjatë periudhës së pandemisë, në Gjermani ka rënë edhe numri i vjedhjeve të banesave.
Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata Gjermane e Shoqërive të Sigurimeve GDV në raportin e saj vjetor, njofton Deutche Welle.
Sipas njoftimit në Gjermani ka rënë numri i vjedhjeve të banesave dhe se në vitin 2020 ka regjistruar numrin më të ulët të kërkesave për kompensim në rast vjedhjeje, që nga viti 1998 kur ka nisur mbajtja e statistikave të kësaj shoqate.
“Rënia e numrit të vjedhjeve dhe grabitjeve në banesa lidhet kryesisht me faktin se njerëzit kalojnë tani shumë kohë në shtëpi për shkak të pandemisë së virusit korona,” tha presidenti i GDV Jërg Asmussen. “Grabitësit shpesh nuk kanë asnjë mundësi për të kryer vjedhje.
Rënie e numrit të vjedhjeve në vitin 2020 në krahasim me 2019 është shënuar në të 16 landet e Gjermanisë.
Gjithsesi edhe para pandemisë së virusit korona, numri i vjedhjeve të banesave dhe të shtëpive në Gjermani ka shënuar që nga viti 2015 rënie çdo vit.
Shumë pronarë shtëpish dhe apartamentesh investojnë në teknologji më të mira sigurie, prandaj thuajse gjysma e të gjitha tentativave për vjedhje dështojnë.
Kjo sepse autorët nuk mund të hyjnë shpejt në shtëpi, thuhet në raport.