Rajmonda Qose Shkopi, u lind në qytetin e Kuçovës. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin “A. Xhuvani” Elbasan. Ka mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, gjuhët :-anglisht, frēngjisht dhe italisht . Punon si mësuese prej 23 vitesh në qytetin e Beratit.
-
Poezia e ka shoqëruar përgjatë gjithë rrugëtimit të jetës së saj. Është vlerësuar jo vetëm në konkurse, por edhe në gazetat e asaj kohe si: “Zëri i Rinisë”, “Drita”, etj. Është bashkautore me poezitë e saj në disa antologji, si në “Dua të flas me lule”, “Poezia nuk njeh kufi”, “Ora e Pavarësisë”, “Sofra poetike Boras 2023” në Suedi, Antologjinë Botërore “OPA Anthology of Poetry 2023″, Antologjinë e Poeteshave Shqiptare ” Frymëmarrje femërore” etj
…Ka fituar çmimin e tretë në Klinë-Kosovë në konkursin letrar”Ora e Tahir Deskut”, Çmimin e dytë në Kuçovë në konkursin “Për ty Kuçovë fisnike” , ka fituar Çmimin e dytë në Festivalin Mbarëkombëtar të Poezisë “Muza Poetike Budiane ” Mat dhe ka marrë pjesë në shumë konkurse me poezi duke u vlerësuar me certifikata mirënjohje e falenderimi.