Nje “MARTIN” per poezine…

Martin Gjon DEDAJ u lind në Malaj-Mirditë më, 13.05.1966.

  • Është diplomuar në Fakultetin e Agronomisë në Universitetin Bujqësor Tiranë, në Janar ‘89. Gazetar, publicist e poet, autor shkrimesh biografike, historike e në etnokulturë, skenarist e regjisor dokumentarësh televizivë, si dhe komentator sportiv në Radio-Tirana, në emisionin radiofonik sportiv: “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.

Banon në Lezhë, dhe ka shumë për zemër letërsinë, artin, sportin. Shkruan në prozë, dhe është autor i librave: “Realitete dhe Perspektiva”, “Të njohëm mos me t’harrue”, “Familja Kolziu”, “Familja e Zef Dodës në Fregën”, “Vojvoda i bajrakut të Velës,“Pal LEKA, njeriu i luftës dhe i punës, “Një jetë me çiftelinë”, etj,

Ka botuar librin e parë me poezi me titull;

1.“Përtej dashnisë”, dhe ka gati librin e dytë “Përtej kohës”.

Nënës

Në prehrin tënd u linda dhe u rrita,
Mes aromës së luleve të Pranverës,
Zagushisë së madhe të Verës,
Flladit të ëmbël të Vjeshtës,
Bardhësisë dhe akullit të Dimrit,
Dashurisë së ndjenjave tuaja të shpirtit.

Përtej dashnisë

Të kam dashur aq shumë,
Sa ti kurrë se ke besuar.
Dashninë pas teje lumë,
Të kthyer në det kaltëruar

Orës

Rreh në duart e njerëzve
Tok me tiktaket e zemrave të tyre,
I bën ato të zgjohen mëngjeseve,
Dhe të dashurit më herët në takime…!

Më zgjoi një dritë

Larg në horizont
E pashë një dritë
Që më thotë, eja
Se jam duke t’pritë

E unë s’vonohem,
Tek ajo dritë shkoj
Me mallë e dashuroi
Fort e përqafoj

Puthja e parë…

Sapo ne të dy u gjendëm vetëm,
Erdhi momenti i puthjes së pare !
U “detyrova” ta thyej heshtjen,
E prisja me kohë për me ardhë…!

Buzët e tuaja t’freskëta e të njoma,
Porsi qiriu menjëherë u shkrinë !
Ato të mijat t’vrazhda e të ngrohta,
Me të tuajat shpejt e shpejt u përzinë…!

U shtangëm për një çast ne të dy,
Dhe më pas shpejt u “çliruam” !
U pamë me njëri-tjetrin sy më sy
Dhe dashurinë tonë nënshkruam…!

Author: jehona