Ka lindur më 12.06.1961 në Vlorë dhe wshtë rritur e shkolluar në Tiranë.
Ka mbaruar më 1980, ish shkollën e mesme “7 Nentori” sot “Harry Fultz”. Në bankat e kësaj shkolle ka nisur krijimtaria letrare nëpërmjet poezise por edhe aktivizimi artistik në grupet e teatrit me regjisorë të njohur si Alqi Boshnjaku, Karafil Shena dhe Sefer Pema por edhe me aktorët e mirënjohur bashkëmoshatarë si Matilda Makoçi, Gjergj Xhuvani, Sadush Ylli, Shëlqim Daja etj.
- Me pas ka kryer studimet e larta në fakultetin Gjeologji-Miniera dega Pasurimi i Mineraleve. Me ndryshimin e sistemeve u largua për studime më të thelluara jashtë vendit dhe pikërisht në Gjermani.
• Fill pas njohjes se diplomës shqiptare ka punuar si inxhinier projektues në sipërmarrjen gjigante gjermane Remondis/Buchen Umwelt Service në Köln.
Më pas ka punuar si analizues i mediave në Institutin e hulumtimit të Mediave, MEDIEN TENOR” në Bonn.
Vitet 1999 -2003 do të ishin edhe vitet e angazhimeve në Radion Gjermane, “Deutsche Welle”, redaksia Shqiptate si redaktor dhe folës emisioni.
- Ka botuar shkrime,reportazhe dhe esse në një numër gazetash të diasporës shqiptare. Prej shumë vitesh deri më sot vazhdon të jete pedagog I lëndës Elektroteknikë e Mekatronikë në Akademi të ndryshme.
- Jeton e punon në Gjermani. Pasioni i poezisë e sjell kudo,sidomos në Pogradec,përballë Liqerit.