Çajrat janë të shkëlqyera për përkujdesjen shëndetësore. Përveçse kanë një shije të mirë, çajrat e përgatitur në shtëpi mund të bëhen me lloje të ndryshme bimësh që kanë benefite të ndryshme në organizëm.
Mes tyre janë gjethet e kamomilit dhe dafinës. Me këtë çaj do të keni shumë përfitime, të cilat po i numëroj më poshtë.
Do të lehtësoni dhimbjet e stomakut dhe tretjes. Do të lehtësoni simptomat e ftohjes dhe gripit. Do të përmirësoni gjumin dhe do të ulni temperaturën. Do të trajtoni inflamacionin.
Përfitimet e dafinës janë të shumta. Përmban antioksidantë të ndryshëm si: Vitamina A, Vitamina C, acid folik, acid panotenik, niacinë, riboflavinë dhe minerale.
Gjethet e dafinës kanë veprim tretës, ndihmojnë në prodhimin e lëngut biliar nga ana e mëlçisë dhe stimulojnë prodhimin e enzimave tretëse. Kush vuan nga problemet e tretjes është mirë ta inkorporojë në çajra dafinën si dhe në vakte.