Kuriozitete nga Liqenasi dhe Prespa
Liqenas është një fshat në komunën Pustec në rrethin e Korçës të Shqipërisë. Shteti shqiptar e ndërroi emrin në Liqenas në 1973, por u rikthye emri në gjuhën maqedonase në vitin 2013, në Pustec. Gjithsesi për shqipfolësit emri Liqenas vazhdon të përdoret.
Prespa
Prespa ka dy pjesë, liqenin e madh dhe të vogël dhe janë të vetmit në Ballkan që kanë ishuj. Qyteti i madh, Qyteti i Vogël, Pirgu, Agios, Achillaeos dhe Vidrinec janë të ndara në tre shtetet, Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi.
Nga ishujt, vetëm Qyteti i madh ndodhet në pjesën e Maqedonisë dhe njihet edhe si “Ishulli i gjarpërinjve” sepse ka bollëk të gjarpërinjve të ujit edhe të gjarpërinjve helmues, të cilat mund të gjenden në pjesën e sipërme të ishullit.
- Mrekullia natyrore është ajo që këtë liqen e bën të veçantë. Mali Galiçica në mes e ndanë Prespën nga Ohri, kështu, përmes një rruge nëntokësore, liqeni i Prespës e furnizon me ujë atë të Ohrit, afër manastirit të Shën Naumit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
FAUNA
Popullohet me pelikanë të bardhë, korba e zinj, çafkat dhe pulëbardhat, trofta, krapi, krapi i kuq, etj.
FLORA
Rajoni i Prespës, ku përfshihet edhe liqeni, është i njohur për prodhimin e mollëve, mbase prodhuesi më i madh në Ballkan. Mollët vlerësohen si mjaft cilësore dhe të shijshme. Gjithashtu, ky rajon njihet edhe për prodhimin e specave të kuq.
KLIMA
Zona e Prespës dallohet nga numri i madh i ditëve me diell dhe në bregun e liqenit të Prespës ka disa plazhe të bukura me rërë. Gjithmonë do të jeni të rrethuar me male me bimësi të harlisur. E gjithë kjo së bashku me ujin e pastër të liqenit nuk do t’ju lenë indiferent dhe gjithmonë do t’ju ftojnë për plazh dhe relaksim
Fotot janë marrë nga Engjëll Musai