Nga kush presim te behemi? Si presim te behemi?

Po te vazhdojme te shajme veten e perserisim papushim se ne shqiptaret s’behemi e Shqiperia s’behet, atehere pse presim te behemi…

Nga kush presim te behemi? Si presim te behemi?

Do behemi kur te nisim te jemi pozitive e te besojme se behemi.

Kur nginjim vec etjen per depresion, nuk ka pse te ankohemi pse ndihemi e jemi keq…

Pelqimi i depresionit, gara per elokuencen me te larte depresive, empatia dhe simpatia per depresionin, nuk mund te na celin asnje lule shprese…

Shpresa dhe ne vete, e vendi yne bashke me ne, jemi te destinuar te vyshkemi nese do vazhdojme te promovojme e ushtrojme kulturen perverse te depresionit…

Mjaft shkruam e folem, se sa te ligj jemi, se sa zezone jane punet dhe fati yne ne kete vend. Mjaft…

Kultura e dekurajimit po kalb e vret cdo gje te gjalle e send ne kete vend.

Ju lutem, le te fillojme te pelqejme te miren. Te behemi inkurajues. Te perpiqemi te ushqehemi dhe ushqejme dalengadale me kulturen e pozitivitetit dhe inkurajimit…

Ky vend behet e ne behemi vetem nese ketu do te lejojme te linde kultura dhe fryma e se mires dhe inkurajimit…

Po, shqiptaret do te behen.
Po, Shqiperia do te behet.

Pike.

Author: admin