Nexha Reçica, “migjeniania”, kosovare

Ka lindur në Gllavicë të Lipjanit dhe jeton në Prishtinë. Ka të mbaruar Fakultetin Filologjik, dega gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Prishtinës.

Me poezinë është e lidhur që në rininë e herëshme atëhere kur do shkruante vargjet e para në nga bangat e gjimnazit. Është pasionante e krijimtarisë së Migjenit, aty nga merr edhe frymëzimin e muzës krijuese.

  • Vëllimin e parë poetik “Dashuri e pashkruar” e ka shkruajtur në vitin 2020, pastaj për çdo it ka botuar nga një vëllim poetik.

Ka botuar tre libra me poezi:
1.”Dashuri e pashkruar”, 2.”Shiu i fshiu gjurmët e para”, 3.”Syri mister”

TI MË THËRRET

Ti më thërret
atje ku dielli fshihet
prapa një universi tjetër,
Atëherë kur të vegjël ishim
E s’dinim t’i tundeshim heshtjes.
E sotmja mes ëndërrash
si shenjë në ballë më rri,
Kur ti ndizesh në mall
përsëri më thërret
E se di as vet se nga tretesh?!

SYTË E TU

Janë det i qetë
që më merr në përqafim
kur unë notoj.

Janë të etur
edhe atëherë
kur janë në lumë.

Sytë e tu të pagjumë
janë baladë e trojeve tona
që xixëllojnë në errësirë.

Sytë e tu janë Atdheu
që kërkon nga ta shpëtim.

TI JE ME MUA

Ti do kthehesh sërish në itakë
rrugën e gjatë e mungesën gjithë pritje
lerja kujtim një ëndërre,
tek unë ke dashurinë
ashtu si e ke lënë !

Ti je me mua
edhe kur largësia
na mban
as në tokë
as në qiell
edhe kur shiu sjell
pikëllim e trishtim !

Unë jam me ty
në të gjitha planetet,
në të gjitha kohët,
edhe atje ku jeta e vdekja,
ndeshen pamëshirshëm,
aty jam unë…

Author: jehona