Roja Bregdetare e SHBA-së konfirmoi humbjen e të pesë personave në bordin e Titan, anijes zhytëse që është zhdukur në Oqeanin Atlantik që nga e diela.
Disa prej pjesëve përbërëse të saj u zbuluan pranë rrënojave të Titanikut, u tha në një konferencë shtypi.
“Në konsultim me ekspertë nga brenda komandës së unifikuar, mbeturinat janë në përputhje me një humbje katastrofike të nëndetëses,” tha kundëradmirali John Mauger. “Me këtë përcaktim i kemi njoftuar menjëherë familjet”.
- Zyrtarët e Rojës Bregdetare thanë se koni i bishtit dhe pjesë të tjera të Titanit zhytës që mungonte u gjetën rreth 1600 metra larg rrënojave të Titanikut në fundin e detit.
Ekipet e kërkimit përdorën një automjet me telekomandë për të kërkuar Titanin, i cili ishte zhdukur që nga e diela.
Anija humbi komunikimin rreth një orë e 45 minuta pas udhëtimit për në rrënojat e Titanikut.
Të pesë personat në bord besohet të jenë të vdekur, duke përfshirë CEO të OceanGate, Stockton Rush.
Arkeologu detar Steve Nagiewicz me Universitetin e Stoktonit njihte dy nga anëtarët e ekuipazhit: Paul-Henri Nargeolet dhe Hamish Harding.
Titan është një zhytës me fibër karboni që mund të udhëtojë deri në 4000 metra nën nivelin e detit, thotë uebfaqja OceanGate.
- Në thellësinë e Titanikut, i cili ndodhet 3,800 metra nën nivelin e detit, presioni arrin një nivel 380 herë më shumë se presioni atmosferik në sipërfaqen e Tokës, tha Stefan Williams, një profesor i robotikës detare në Universitetin e Sidneit, në një postim në blog në e martë.
Një defekt ose dështim në nëndetësen e Titanit mund të kishte çuar në një shpërthim, pasi anija i la vendin presionit të lartë të detit të thellë, tha Williams.
Shpërthimi i një zhytësi jep forcë të jashtëzakonshme, tha oqeanografi Bob Ballard për ABC News.
Një zyrtar i lartë i marinës amerikane konfirmoi për ABC News se një sistem zbulimi akustik nënujor ka kapur ditwnm e dielë zhurma nga shpërthimi i nëndetëses Titan. Informacioni u nda menjëherë me Rojet Bregdetare të SHBA të dielën dhe analiza vazhdoi më pas.
Një zyrtar i mbrojtjes amerikane tha se një analizë e zhurmave “përplasëse” nuk ishin nga zhytësja që mungonte, por ishin ose tinguj natyrorë të oqeanit, zhurma biologjike ose zhurma të lidhura me anijet e reagimit në sipërfaqe.
OceanGate, kompania që drejtoi turneun dhe operon Titan, lëshoi një deklaratë të enjten pasdite, duke shprehur pikëllimin, por edhe mirënjohjen për përpjekjet dhe burimet e bëra për gjetjen e Titanit:
“E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që përshpejtuan burime të gjera dhe kanë punuar kaq shumë në këtë mision. Ne vlerësojmë angazhimin e tyre për të gjetur këta pesë eksplorues dhe ditët e tyre dhe netët e punës së palodhshme në mbështetje të ekuipazhit tonë dhe familjeve të tyre.”
Ekuipazhet janë ende duke hetuar shkakun e saktë të shpërthimit.
A ka shembuj të mëparshëm të një shpërthimi zhytës?
Një nëndetëse bërthamore amerikane, e quajtur Thresher, u shpërtheu gjatë një zhytjeje në det të thellë 220 milje larg brigjeve të Cape Cod, Massachusetts, tregoi një hetim i Marinës së SHBA.
Shpërthimi la të vdekur 129 marinarë.
Kohët e fundit, në vitin 2014, zhytësi pa pilot Nereus pësoi një “shpërthim katastrofik” ndërsa udhëtonte në një thellësi prej 9,990 metrash në Hendekun Kermadec në verilindje të Zelandës së Re, tha menjëherë më pas në një deklaratë Instituti Oqeanografik Woods Hole.
Ekipi i studiuesve që gjurmonte Nereusin gjeti “copa të ndotura mbeturinash që notonin në sipërfaqen e detit” që më vonë u identifikuan si pjesë e zhytësit, tha WHOI.
Studiuesit humbën kontaktin me Nereusin shtatë orë pas një misioni nëntë orësh, shtoi WHOI.