Nehat Jahiu lindi më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës në Maqedoninë e Veriut. Shkollën fillore e tetëvjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës – Letërsise Shqipe) në Gjakovë.
- Edhe pse eshte nje personalitetet i krijimtarise universale letrare, pothuaj se i te gjitha zhanerve letrare, kontributi atdhetar dhe patriotik i profesorit e tejkalon ate letrarin. Ai eshte nje nga luftetret e papepur te ruajtjesh dhe mesimit te gjuhes ame.
Punoi në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan. Gjithë jetën ja kushtuar shkollimit të gjuhës Shqipe në komunën e Likovës, por jo vetëm. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në New York dhe një nga krijuesit më produktivëv të letrave shqipe.
Ka botuar 53 libra nga të cilët spikasin poezitë epike dhe ato satirike.
Ja vetem disa nga botimet e prof. Nehat Jahiut
1.”Në sytë e tu”, 2.”Fluturimi i pëllumbave”, 3.”Ura prej zemrave”, 4.”Të pret malli që na treti”, 5.”Hidhe , Laro!”, 6.”Kukuvajka”, 7,”Epitaf lirie”, 8.”Poemë për mikun Sadulla Zendeli, Daja”, 9.”Gjaku im të qoftë falë”, 10.”Lulëkuqet e lirisë”, 11. “Kreshniku i lirisë”,(Antologji), 12.”Diell në shpirt lirie”, (Antologji), 13.”Tahir Sinani”, (Antologji), 14.”Në shtator”, 15.”Prushimë vargjesh për liri”, 16.”Në folenë e diturisë”, 17.”Atdheu im”.
Seç u dogje
Seç u dogje,
Seç u trete,
Jo për popull,
Po për vete.
Ti me popull
Bën fejesën
Dhe për vete
Bën martesën!…
Dardha bie nën dardha
Dardha bie nën dardhë
Kur ju shisni pallavra
Ju pallavra, natë e ditë
Ne:
-Mos ua pafshim sytë!