Ne vargjet e nje poeteje mirditore

Ka lindur në Mirditë dhe prej 20 vitesh banon në Firence të Italisë. Edhe pse krijimtarinë poetike ka vetëm 3 vjet që e ka lëvruar, pasioni për poezinë ka qenë një “ëndërr” në sirtar, aty ku merr frymëzimin edhe “Udha e ëndërrave” për mirditoren emigrante.

  • Peripecitë e biografisë do t’ja shtynin arsimimin në “kalandra” greke. Gjithsesi përkushtimi dhe këmbëngulja do t’a arsimonte si ekonomiste në Shkodër, disa vite më vonë dhe pa shkëputje nga puna. Pas 20 vjetëve eksperiencë ekonomisteje, në 2004 emigron së bashku me familjen në Itali.

Vargjet e Prenës, sikurse shprehet ajo, “janë të thjeshta, bio të jetës e shqetësimeve që syri më sheh e gjumi më tret”.

Titujt e librave:
Udha e ëndrrave, Lulja e dashnisë, Not në ujra të turbullta, Për te ti do udhëtoj

FËMIJË I NGUJUAR

E dëgjova ofshamën e nanës ,
brenda në trupin e saj.
Më priste terri, s’do shihja dritën e diellit,
pa lind u ndjeva në faj !

Të gëzohej prindi se djalë isha,
s’ish e thënë nga Zoti.
Borxhet e një vrasësi në kurriz kisha,
nisa jetën me pika loti !

Dua të jem në paqë,të jem i lirë,
zog shtegtar në fluturim.
Më mirë mos të kisha lindë,
se i mbyllur në ngujim.

Pse moj nanë jam i mbyll,
Derën e shpisë pse se kaloj ?
Dua të shpërthej, jam zymbyl,
të luaj me shokë,të gëzoj.

Unë s’vrava as lëndova,
jam i njomë, jam fëmijë.
Borxhet e dikujt pagova,
izolue mbrenda, digjem si qiri.

Dua fjala ime sa malet të ushtojë,
si thikë të godasë e të presë.
Të jem me shokë, të shkoj në shkollë,
jo i pa shpresë, i lënë në harresë.

Së bashku shqipe e dragoj,
fluturojmë lart, çajmë në hapësirë,
Para ligjit, dënimi të jetë njëlloj’
Ndal!
Gjakmarrjes,
fëmijëve në ngujim!

JAM

Jam shqiptare, thellë në rrënjë
Gjak ndër deje,mirditorë
Emigrant tashmë më thonë
Dy dekada nëpër botë.

Nuk e njoh ,as due ta di
Të më udhëheqë,interesi
Jam e ndjeshme,jam stuhi
S’duroj dot padrejtësi.

Më gërryen shpirtin si kancer
Mosmirënjohjen,kush ushqen
Emrin vdekje ,ka ajo
Shpirti im këtë gjë s’duro-n.

Jam e ëmbël si sheqer
Jetën jap,për njerëzillëk
Bahem tym e bahem zeher
Kush veç merr dhe kurrë nuk jep.

Nuk ka vlerë, për mue paraja
Dinjitetin me të s’e ndrroj
Fjalë e dhënë,është parajsa
S’jam e qetë,nëse s’e mbaj.

Jam,kam qenë e do të jem
Ballë për ballë e fjalës lirë
Si me gojë edhe me penë
Fluturoj si zog,në hapësirë.

Përvesh mëngët për familje

Djersë e ballit,pa pushue

Siç i ka shqiptarit hije

Më shumë lodhje me jetue.

Nuk duroj me më shkel me këmbë

Nuk jam skllave e askujt

Hekurin e ha me dhëmbë

Vendin i tregoj gjithkujt.

Jam vetvetja e vërtetë

Punëartë edhe e shpejtë

Syrin pishë e fjalën top

Nuk e ndrroj për jetë e mot.

Author: jehona