Meterologu i njohur në vendin tonë, Hakil Osmani, ka parashikuar që javën që vjen, pritet të kemi prezente reshjet. Kryesisht do të jenë duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri ditën e premte pritet të kemi reshje jo vetëm në zonat veriore, por do të përfshihet i gjithë territori shqiptar nga këto reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të kenë një rënie me 1-2 gradë celcius, kryesisht në orët e mesditës. Vlerat minimale në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të jenë në vlera pozitive.
Vetëm në zonat e thella malore pritet të kemi prezente reshjet e pakta të dëborës.
Pra pritet që muaji mars të mbyllet me temperatura normale të këtij muaji, por edhe me prezencën e reshjeve, bën me dije meteorologu Hakil Osmani.
Njësojë do të fillojë edhe muaji prill. 15 ditëshi i parë do të jetë në temperaturat 19-20 gradë dhe reshjet do të jenë gjithashtu prezente.
Ndërsa pjesa e dytë e muajit do të sjelli pranverën e vërtetë me tempratura më të larta se 20-21 gradë./Shqiperiaime.com.al