Ne muzen e nje psikologieje

Ka lindur në qytetin e Kuçovës. Ka mbaruar studimet e larta dega Psikologji zhvillimore dhe shkollore, në Tiranë. Psikologia kuccovare ka shkruar shtatë vëllime me poezi.
Është fituese e disa çmimeve letrare të para dhe të dyta në Shqipëri dhe jashtë atdheut. Është vlerësuar me titullin “Ambasadore e Paqes” në vitin 2017. Cmimi më i lartë i saj është çmimi i madh “VEXHI BUHARAJA”, si dhe çmimi “Poete e vitit 2022”.

Ka shkruarkëto libra me poezi:
1.”Pak dashuri”, 2.”Qirinjtë e shpirtit i mbaj ndezur për ty”, 3.”100 të puthura”, 4.”Të ndjej”, 5.”Stinë gruaje”, 6.”Prush dashurie”, 7.”Atëherë kur ti”

HËNA….

E pash hënën
të zhvishej një natë
dhe…,
si një sirenë
u lëshua mbi det.

Nëpër shkëmbinj
iu gris fustani i zjarrtë,
nëpër thellësi,
fytyra iu tret…

FIJE FLOKU

A nuk e sheh ti shpirti im,
si dridhet ngadalë mbi supin tënd,
kjo fije e brishtë e flokut tim?!…
Përmbi xhaketë ka zënë pak vend.

E ke nga pas ,dhe nuk pendohesh,
prej duarve të tua,më është rrëzuar.
E mban me vete dhe kur largohesh,
një fije floku të drithëruar…

KËRKOMË

Kërkomë zemër, kërkomë,
nga shpirti largoji hijet që të vrasin,
Ik prej kësaj nate të errët, të vonë,
trokit atje, ku engjëjt të thërrasin…

Netëve e di nuk bën gjumë…
oshtin zemra jote dhimshëm, e ndjej
endem me shpirtin djegur shkrumb….
netëve dhe unë qetësi më nuk gjej,

Sikur të mundja stuhi e re t’i largoja
t’i thosha shpirtit beso tek mrekullitë,
unë hënëza jote veç një gjë do kërkoja,
rishtas brenda nesh të ndizej një dritë…

MOZAIK PRANVERE

Në prehër resh shplodhen zogjtë,
zogjtë me krahë prej ajri
në kor i këndojnë pranverës,

Ata që qiellin mbështjellin gjinjve,
me sqep krijojnë udhë
dhe kurrë s’i tremben erës…

Trëndafilat e tu
bëhen zjarri i buzëve,
bëhen puthje…

Kor i bletëve mbështjellë
aromë dhe polen zambakësh…

Pranvera ime kuqëlon
nën petale dielli, flakësh.

Author: jehona