Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese.
Mësohet se Nano ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë kriminale Tonin Vocaj, dhe e ka emëruar zv.drejtor i Policisë së Shtetit.
Vocaj është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, i cili deri më tani ishte drejtues i policisë së Durrësit.
Ndërkohë, Albert Dervishaj i cili zëvendësohet nga Vocaj është emëruar në Akademinë e Policisë.