Ndër faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve, përveç gjenetikës, stresit, ankthit apo thjesht moshës, është edhe ushqimi.
Studimi i kryer në Kinë tregoi se ata që konsumonin më shumë se një pije me sheqer apo energjitikene ditë kishin 42% më shumë gjasa të pësonin rënie të flokëve sesa ata që në vend të kësaj pinin vetëm ujë ose, shmangnin këtë lloj pijeje ultra të përpunuar.
- Studimi u botua në revistën Nutrients. Studiuesit analizuan zakonet e një mijë kinezëve, të moshës 18-45 vjeç, duke i vëzhguar ato për rreth 4 muaj. Humultimi tregoi se jo vetëm pije energjike apo me sheqer, por se edhe ata që hanin më shumë ushqim të shpejtë (fast food)dhe më pak perime përjetuan rënie të flokëve ne menure më të shpejtë.
Një pije me sheqer apo një energjitike nuk i bëjnë keq askujt. Si gjithmonë në këto raste, janë sasitë e tepërta, mbikonsumimi, ato që shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara. Me pak fjalë, për ata që pinë sistematikisht tre litra pije me sheqer në javë, renia e flokeve është ndoshta gjëja më e vogël për t’u shqetësuar.
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Rubin Kristo