Ndahet nga jeta inxhinieri i njohur, ishte në intubim në spitalin Covid-2

Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme në radhët e intelektualëve.

Covid mësohet se i ka marrë jetën inxhinierit Armand Spathara.

Ky I fundit ishte pjesë e OSHEE-së në Berat prej disa vitesh.

Spathara ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Covid-2 ‘Shefqet Ndroqi’, ku ndodhej në intubim pa mundur të fitonte luftën me sëmundjen.

“Armand Pellumb Spathara u largua sot nga jeta prej virusit Covid 19 befasisht , duke lënë trishtim mes nesh. Nje Inxhinier profesionist, një mik i mirë, por mbi të gjitha gjithmonë i qeshur. Me një eksperiencë prej më shumë se 20 vite në drejtorinë e OSHEE Berat, do të kujtohet gjithmone për kontributin e dhënë në sektorin e dispecerisë. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre. Qofsh i parajses Mandi” shkruan OSHEE.Image

Author: admin