NATASHA…, kjo “profesoreshe” e poezise

Natasha Limaj ( Fejzaj ) lindur në 30 . 12 . 1957 në Vlorë, ku dhe ka marrë gjithë formimin e saj që nga parashkollori e deri tek ai akademik . Ka punuar si mësimdhënëse në lëndën : Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në një nga shkollat e mesme të qytetit. Duke qenë një person i afeksionuar ndaj artit të shkruar ka gjalluar tërë jetën brenda këtij habitati. Aftësia e saj kreative nuk ngeli ” ëndërr në sirtar “, por u konsolidua në realizimin e disa botimeve poetike
Ka botuar këto vëllime:

“NJË PJATANCË ME MALL”, “PAK NGA DITA NË QYTET”, “HALLA LAJMËSE”, “COPËZA JETE”, “TROKITJE SHPIRTI”, “NJË ÇUNAK PREJ ARBËRIE”, “S’JAM ELIA TRAZOVAÇ” , “SHPORTË VARGJESH”, “MAJAMUZËMIELLDITURI”

POEZIA

Ç’më bëre moj poezi,
Shpirtin ma hape kanatë,
Të lara e të palara,

Të gjitha m’i nxorre jashtë…!

Kot ankohesh zonj’e vargut,
Aty qëndron mjeshtëria…,
Lara e palara jote,
Tokë që ngjizet poezia!..

KRENARI

Krenari, më ke vrarë shumë,
Ç’ka , se nga Ty…, mbretëroj…
Hapur plagët…, kullojnë gjak,
As “ Pandora “ , s’m’i fashoi…
Të hodha tej e rriskova,
Oooh.., sa egër m’u vërsule ….
Un’ jam Tiii…, e Tiii… , je Unë..,
Ç’të shkon mendja , se më shkule?!…

GJAKU GJAKUN

Gjaku dhe grimcëz të jetë
Gjaku gjakun e therret…
Gjakun koha ta mbuloj
Gjaku gjakun do t’kërkoj…
Gjakun distanca ta mundi
Gjaku gjakun do ta tundi…
Gjakun ta harrojnë vitet
Gjaku gjakut i vërvitet…
” Sherret ” ta bëjnë akullnajë
Gjaku gjakun valë do t’mbajë…
Kur më takove , moj ” Pikë “
Plasi zemra , dhe një çikë…
Ligjërimin nis me bujë
Gjaku , s’u bëkërka “ujë” !

FJALA

Foli fjala…, mos e mos!
Mos me mbllef, se më “përdhos“.
As me flakadan në gji,
Mos më nxirr, se më bën “ hi “…

Author: jehona