Nëse vullkani i Yellowstone në SHBA do tëriaktivizohej, do të ishte jo pa pasoja.
Vullkani i Yellowstone, është qindra metra i thellë, më i madh se shteti i Rhode Island dhe i aftë të riaktivizohet mijëra herë më vrullshëm se gjithçka që kemi parë deri më tani.
Ky është një super vullkan. Është një nga tre më të fuqishmit në SHBA.
Raktivizimi i tij do të dërgonte mijëra ton hi vullkanik në ajër, më e lartë se Mali Everest, duke mbuluar qytetet afër me hi dhe duke krijuar re gjigante që do të bllokonin Diellin për dekada.
Në fund të fundit, temperaturat globale do të binin, bimët dhe bujqësia nuk do kishin jetë.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se e gjithë bota do të mbaronte nga ushqimi brenda dy muajve.
Tani, Yellowstone ka një histori riaktivizimesh: tre herë në 2.1 milion vitet e fundit.
Kjo është afërsisht një herë në 600,000 vjet.
Dhe hera e fundit që u riaktivizua? Rreth 600,000 vjet më parë.
Por, përkundër asaj që ju mund të keni menduar për riaktivizim, Yellowstone nuk do të ndodhë nesër apo edhe pas 1000 vjetësh.
Në fakt, shkencëtarët vlerësojnë se një tjetër riaktivizim mund të mos ndodhë për disa miliona vjet apo më shumë.
Ose me një zgjuarsi shkencore, ne mund ta bënim atë në mënyrë që Yellowstone të mos aktivizohej kurrë më.
Kjo ishte ideja pas një eksperimenti në NASA JPL në vitin 2015.
Mbi të gjitha, nxehtësia është ajo që shpesh shkakton riaktivizime vullkanike në radhë të parë.
Ajo ngrihet nga bërthama e Tokës dhe ndërtohet brenda dhomës vullkanike derisa një ditë presioni të jetë aq i madh sa të aktivizohet.
Në skenar, ata propozojnë të shpojnë një sërë pusesh rreth perimetrit të super vullkanit.
Puset do të ishin nga më të thellat në botë, duke arritur deri në 10 km nën sipërfaqe.
Ata do të hidhnin ujë të ftohtë në puse, i cili me kalimin e kohës do të ftohte një unazë shkëmbi rreth dhomës së magmës.
Plani supozohet se do të kushtonte 3.46 miliardë dollarë.