Një qen endacak i ka shpëtuar jetën një foshnje të braktisur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në Liban ndërsa vogëlushja ishte futur në një qese plastike mbeturinash.
- Vajza e vogël u gjet pranë një ndërtese në Tripoli, mëngjesin e së mërkurës. Sipas mediave të huaja, një qen endacak po mbante një çantën në gojë, kur një kalimtar dëgjoi fëmijën duke qarë.
Foshnja u dërgua në spital nga një kalimtar i panjohur dhe më pas u transferua në Spitalin Qeveritar të Tripolit.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë foshnjën, e cila duket se është rreth 4 muajsh, me të nxira në fytyrë dhe trup.
-
Rasti ka tronditur vendin dhe kanë ardhur shumë oferta për të adoptuar foshnjën. Megjithatë, javët e fundit, disa raste të abuzimit të fëmijëve kanë dalë në dritë në Liban.