Ekspozitë personale e piktorit L.H-Lone
Në një nga sallat e Pallatit të Kulturës Çorovodë u çel këtë të shtunë 23 Korrik 2022, ekspozita personale e piktorit skraparas L.H.Lone. Piktori Hoxha vjenë në këtë ekspozitë me piktura me motive Skrapari. Emigrimi mbi 25 vjeçar e frymëzoi si asnjëherë tjetë piktorin që në koloritin e ngjyrave të pasqyroj me pathos dhe dashuri peisazhe dhe episode nga vendlindja, Skrapari. Në ceremoninë hapëse morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Skrapar, artistë nga Skrapari miq edhe kolegë të piktorit nga rrethet e tjera. Me pjesmarrjen e tyre ekspozitën e nderuan edhe dy miqtë e piktorit Bardhyl dhe Flamure Dyrmishi të cilët fluturuan nga Australia e largët për të qenë prezent në këtë event. Ekspozita përmban 32 punime në telajo të cilat pasqyrojnë pjesë nga nostalgjia e piktorit të larguar. Malli për vendlidjen bëri që kjo ekspozitë ta kishte siparin aty edhe ku lindi ky mall, në Skrapar. Pas Skraparit, ekspozita do të hapet në kryeqytet në një nga sallat e Muzeut Kombëtar
Jehona.Info