Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të një qendre ciklonike e cila do të sjellë reshje shiu dhe rënie të temperaturave në gjatë javës.
E hënë 1 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/34°C
– Zonat e ulëta 20/37°C
– Zonat bregdetare 21/35°C
Kosova për dt. 01 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –20°C në mëngjes deri në 31°C –34°C gradë Celsius në mesditë.
E martë 2 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/30°C
– Zonat e ulëta 20/32°C
– Zonat bregdetare 21/29°C