Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se edhe për ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
- Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme me diell kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët deri mesatar. Hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave shoqeruar me shkarkesa elektrike dhe bresher.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të varënsirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitonë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 23°C
në zonat e ulëta 14 deri 29 °C
në zonat bregdetare 17 deri 28°C