Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare.
- Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohëshëm.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.
- Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C.
- Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.