Moti merr kthesën e papritur, ja në çfarë dite do të ‘goditet’ nga stuhia e fortë vendi ynë

Java e ardhshme do të sjellë në vend ndryshueshmëri të situatës meteorologjike.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të cilat prej mesjavës do të marrin karakter mesatar dhe të dendur. Kalimi i një sistemi frontal të enjten pasdite dhe të premten do të sjellë reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe kryesisht në veriperëndim.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë:

Era do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet. Gjatë kalimit të frontit era do të shtojë shpejtësinë e saj deri e fortë në brigjet detare duke sjellë dhe valëzim në dete të forcës deri 5 ballë./Shqiperiaime.com.al

Author: admin