Moti/Mbrëmja kthen kthjellimet në vend

Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë do të karakterziohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të shfaqin një shtim pas mesditës, ku në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore parashikohet të sjellin edhe reshje. Herë pas here priten edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke rikthyer kthjellimet në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit  dallgëzim mbi 2 ballë.

Author: jehona