Moti, e marte 21 Nentor 2023

Moti parashikohet i paqëndrueshëm në temperatura dhe do kete rreshje të herëpashershme shiu në formë rrebeshesh të shpejta.

Reshje mesatare do të ketë në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, reshje intensive, shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

  • Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe dhe relievet malore në lindje.

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 19 °C

në vendet e ulëta: 11 / 18 °C

në vendet malore: 7 / 11 °C.

Author: jehona