Sot, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mot të qëndrueshëm e kohëzgjatje të orëve me diell.
Nuk do të mugojnë as vranësirat e herëpasherëshme.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu përgjatë maleve në veriperëndim të vendit në orët e pasdites.
- Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.