Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
- Megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në orët e mëngjesit por ulen në mesditë duke bërë që temperatura minimale të shënohet në zonat Juglindore deri në 11°C, ndërsa vlera maksimale do të regjistrohet në jug të territorit deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.