Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore.
-
Ndërsa rrebeshe shiu do të ketë në zonat malore, kryesisht në veri dhe disa zona në qendër të territorit.
Pas mesditës pritet përmirësim i kushteve të motit në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa mbeten me reshje të pakta zonat malore të Shqipërisë, më të dukshme reshjet paraqiten në Verilindje të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.