Për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
- Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore do të pasohen nga reshje shiu në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, e cila hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 15 deri 28°C, në zonat e ulëta 16 deri 34°C, në zonat bregdetare 19 deri 32°C