-
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.
Moti pritet të jetë i kthjellët dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht në relievet kodrinore, malore.
- Vranësirat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Në relievet kodrinore, malore reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri mesatar dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do te fryjë me drejtim verilindje, veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi deri 7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.