Në pjesën e parë të ditës, Ultësira Perëndimore paraqitet me intervale kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore.
- Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim, vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat veriore dhe verilindore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.